Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në polici një 50-vjeçar.
“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” në Ferizaj janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të lokacionit dhe aty kanë gjetur 8 gëzhoja nga përdorimi i armës gjatë një ahengu familjar”.
“Policia të dyshuarin L.M (M/K) i moshës 50 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa arma e zjarrit ( pistoletë) dhe një sasi e municionit janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues , me vendim të prokurorit kujdestar lirohet për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, ose posedim i pautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në njoftim.