![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/te-shtena-me-arme-ne-lezhe-nje-i-plagosur_64e07aeb95249.png?resize=769%2C432&ssl=1)
Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës.
Nga aty ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar i identifikuar si Dorjan Gjini, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në këmbë.
Endë nuk dihet autori as motivi i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë./TCH