Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen Xhabie në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor”, thuhet në njoftimin e policisë

Tags: