Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë në Shqipëri, një i plagosur në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Siç raporton Top Channel ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është 54-vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.

Sipas raportimit, viktima ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.