1
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast me të shtëna me armë zjarri që ka ndodhur sot gjatë ditës në Pejë, rast i cili dyshohet të ketë ndodhur afër orës 15:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Një zyrtar policor derisa ishte duke kaluar në afëri të spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin”, ka thënë Gashi.