Dy të vdekur është bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë që vjen mbrëmjen e kësaj të mërkure nga qytetin e Korçës.
Fillimisht u raportua për një persona të vrarë, trupi i të cilit u gjet në afërsi të një hoteli, në lagjen numër 10 të këtij qyteti, ndërsa një tjetër kishte mbetur i plagosur.
Por raportohet se edhe ky i fundit ka ndërruar jetë. Identitetet e viktimave nuk dihen ende.
Paraprakisht dyshohet se personi i cili është gjetur i pajetë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetri, duke e lënë të plagosur. Më pas, autori i dyshuar e ka drejtuar armën nga vetja duke u vetëvrarë.
Paraprakisht Klan Neës raporton se dyshimet janë që kemi të bëjmë me një krim në familje.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Më shumë të detaje do t’ju përcjellim në vijim.