Me tensione dhe përplasje është shoqëruar protesta e sotme para bashkisë së Tiranës.
Tedi Blushi ka tentuar që të hyjë brenda ambienteve të bashkisë, por është ndaluar nga forcat e policisë. Hyrjet e bashkisë janë të blinduara nga forca të shumta policie.
Nga ana tjetër, nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës, nga radhët e opozitës, Dorian Teliti i ka bërë thirrje policisë që të lejohen që të hyjnë brenda institucionit.
Ai tha se kriminelët janë brenda, qytetarët ngelen jashtë.
“Kjo nuk është polici e shtetit, por policia e pushtetit. Mbrojtët shembejen e teatit, apo dhe inceneratorin e Tiranës, gjëra që mund të ndodhin në vendet e botës së tretë. Të zgjedhurit vendorë përballen sot me policinë, sikur të jemi ne kriminelët. Kriminelët janë brenda! Këto janë qytetarët. Pse nuk na lejoni që të futemi brenda!”, tha Teliti.