Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Tehu aktual i agresionit është Kosova”, profesori: Jo vetëm Rusia e Kina, por edhe ky shtet po i del në ‘krah’ Serbisë!

 
   

Juristi dhe profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se Serbia po munohet me çdo kusht ta bëjë të paaftë shtetin e Kosovës, duke përdorur të gjitha mënyrat.

Sipas tij, bojkoti i regjistrimit të populllsisë serbe në Kosovë është veprim antishtetëror dhe shkon ndeshur me çdo parim dhe të drejtë.

Po ashtu ai përmend edhe faktin se Vuçiç ka krijuar një grup punues për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, dhe sipas juristit, këto fakte tregojnë se Serbia jo vetëm që po i shkel qëndrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 dhe Aneksi i Ohrit, po duket se nuk ka hequr dorë nga serbizimini Kosovës.

“Në kuadër të luftës kundër shtetit të Kosovës nuk po zgjedhë mjet luftarak dhe metodë shteti serb për ë të luftuar dhe dëmtuar shtetin e Kosovës.

Qëllimi i shtetit serb është bërja e paaftë e funksionimit të shtetit. Në këtë kuadër hynë edhe bojkoti i regjistrimit të populllsisë serbe në Kosovë. Thirrja nga shteti serb për bojkot është veprim antishtetëror dhe shkon ndeshur me çdo parim dhe të drejtë. Bojkoti është armë e caktuar serbomadhe me qëllim të paraqitjes së shtetit të Kosovës me elemente nacionaliste dhe diktatoriale ndaj serbëve.

Thënia: “Regjistrimi i popullsisë ka për qëllim me konstatuar nga Prishtina se sa ka arritur të dëbojë serbë nga Kosova”.

Këtij qëndrimi iu bashkua edhe Lista Serbe.

Në thirrjen e saj thuhet:

“Të nderuar qytetarë,

Duke pasur parasysh represionin shumëvjeçar të regjimit të Albin Kurtit ndaj popullit tonë në “Kosovë e Metohi”, me qëllim të spastrimit etnik të gjithçka që është serbe nga këto treva, dëshirojmë t’i dërgojmë nje mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm nën organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmon suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve”.

Qeveria serbe po kundërshton edhe anëtarësimin e Kosovës ne KiE.

Krimineli Vuçiç formoi edhe një grup punues për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë më të vjetër të Evropës.

Faktet e tilla tregojnë se Serbia jo vetëm që po i shkel qëndrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 dhe Aneksi i Ohrit, po edhe se nuk ka hequr dorë nga serbizimini Kosovës, si pikësynim i “botës serbe”, shpjegon profesori.

Më tej, ai thotë se Serbisë përveç Kina dhe Rusia, tash në krah i ka dal edhe Hungaria, sidomos me vizitën e fundit të kryeminsitrit Viktor Orban në Banjalukë të BH-së i cili ka thënë se: “BE nuk është i qetë pa pranimin e serbëve në këtë organizatë”.

“Së këndejmi po tregon Beogradi se në realizimin e “botes serbe” me emrin Jugosllavi, vetëm ka intensifikuar presionin politik dhe se priten edhe veprime agresive kriminale mbi republikat e dala nga ish-Jugosllavia.

Ky pikësynim po përkrahet edhe nga Hungaria.

Z.Orban, Kryeministri hungarez, është mik i Putinit. Tash po tregon se e përkrah hapur botën serbe. Në vizitën e tij në Banjalukë të BH-së tha: “BE nuk është i qetë pa pranimin e serbëve në këtë organizatë”.

Premtoi 100 milionë euro për Republikën serbe në BH. Kështu po fiton në peshë “bota serbe”.

Tehu aktual i agresionit është Kosova prapa nuk është as BH, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Rreziqet për luftë ballkanike veç po rriten. I takon NATO-s, UE dhe SHBA-ve të ndalin këtë lubi ultranacionaliste, raciste dhe agresive serbe. Përndryshe, Ballkani Perëndimor gjendet para shpërthimit”, përmbyll ai.