Ju kujtohet “Ritello”? Kompania gjermane trokiste në dyert e qytetarëve me agjentë për të shitur filtrin e ajrit dhe fshesën me korent, derisa u zbulua se ishte një mashtrim.
Mirëpo, televizioni “Top Channel” e ka rikthyer në vëmendje gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” e madje ka përzgjedhur Ledionën të reklamojë të njëjtin produkt që pak kohë më parë emisioni investigativ “Piranjat” demaskoi mashtrimin e bërë ndaj qytetarëve.
Kompania arriti t’i shiste një cifti të moshuarish fshesën e korentit me çmimin e kripur 2400 euro duke i joshur fillimisht me një filtër ajri dhuratë.
Ndonëse ishte mes gazetarëve që e raportuan këtë mashtrim, Ledjona nuk hezitoi të pranonte kërkesën e “Vëllait të Madh” për t’i reklamuar publikut shqiptar, produktin i cili mesa duket vazhdon të jetë në treg.
Ledioni: Kompania Ritello ka menduar t’iu lehtësojë më shumë pastrimin e shtëpisë, sespe siç edhe pjesa tjetër e jona ka vënë re, që ajo tjetra nuk as atë pjesën që fshin, por ka vetëm një tub. Unë nuk e di si fshin me atë.
Lediona: Njëri e mban, dhe tjetri e heq për ta pastruar më mirë.
Ledioni: Pastaj e keni parë që Arta përton që të ulet, prandaj merr një lecë dhe e vë te këmba, edhe fshin
Fationi: Shpëtuam Ledion më në fund.
Lediona: O sa mirë!
Ledioni: Lexoni zarfin që keni aty.
Fationi: Ritello, e njoh si firmë
Ledioni: Ja shpëtuat edhe nga alergjitë.
Fationi: Ka lezet pra, Ritello
Lediona: O zott! Banorë, kompania gjermane Ritello ka menduar tiu lehtesojë me pjesën më të madhe të punëve, duke iu dhuruar një aparaturë profesionale pastrimi, e cila gjithashtu është kundër alergjive. Aman se na vdiqën nga alergjia me atë pluhurin që e mbledhin. Ritello ju ndihmon jo vetëm me pastimin e ambientit, por edhe me aromatizimin e ajërit./Iconstyle.