Dikur kompania më profitabile në vend, Telekomi i Kosovës, vazhdon të ketë probleme financiare, për pasoj nëshumë raste edhe shërbimet nuk janë në nivelin e duhur. Ditë më pare operatori mobil Vala ishte jashtë funksionit komplet.
Arsyetimi i menaxhmentit të kompanisëe ishte se pajisjet janë të vjetruara dhe kanë probleme.
Për të sanuar problemet Qeveria e Kosvës i jep kredi 20 milionë euro, mjete këto që do të shfrytëzohen për investime në përmirësimin e rrjetit.
Fadil Lepaja U.D Drejtor për Relacione me Publikun në Telekom, ka treguar se Telekomi i Kosovës kredinë do ta marrë nga Qeveria e Republikes së Kosovës dhe Qeveria kredinë e alokon nga mjetet e Buxhetit të Republikes së Kosovës.
“Kredia e aprovuar sot në vlerë prej 15 milion ë euro është pjesë e kredisë prej 20 milionë euro, për të cilën vitin e kaluar kemi nënshkruar marrvëshjen prej 5 milionë, ndërsa marrëveshja për pjesen tjetër do të nënshkruhet pas aprovimit të djeshëm”, tha Lepaja.
Sipas tij kredia do të shfrytezohet kryesisht për financimin e projekteve investive si do të ndërrohet komplet platforma qendrore e rrjetit mobil (investimi është në proces dhe përfundimi pritet në Mars 2024).
“Janë ndërruar tashmë 120 stacione bazë të cilat mundësojnë mbulueshmëri të plotë me teknologji më të fundit 4G+ , në të gjitha zonat me rrethinë, të banueshme e të pabanueshme, të Shtimes, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut, Hani i Elezit, Vitisë, Gjilanit, Dardanës, Artanës, e deri në Prapashticë të Gollakut, si dhe deri afër Prishtinës në Gërmi e afër Liqenit të Badovcit, dhe vazhdon deri afër Lipjanit (Investimi është përfunduar dhe pajisjet janë në funksion. Ka mbetur të bëhet vetëm pagesa për një pjesë të investimeve)”, th Lepaja.
Ai ka shtuar se po ashtu me këto mjete modernizohet platforma e faturimit (investimi është në process, përfundimi pritet të bëhet deri në fund të vitit 2023, do të ndërrohen edhe 200 stacione bazë në pjesën qendrore të Kosovës me teknologji 4G+ (në pritje të hapjes së tenderit, planifikohet që investimi të përfundojë deri në muajin Qershor 2024)