
Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 19 deri 36°C
në zonat e ulëta 19 deri 41°C
në zonat bregdetare 20 deri 38°C