Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Temperatura të larta sot, kujdes nga ekspozimi në diell

Edhe më nxehtë parashihet moti ditën e mërkurë, me qiell të kthjellët dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa ato maksimale vazhdojnë me rritje edhe deri në 34C e 35C, njofton Prishtina Weather.

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet edhe ditëve të ardhshme përgjatë fundjave.

Të premten, zhvillime të rrebesheve me bubullima në rajon, mund të kalojnë edhe nga pjesë të vendit, por vetëm më vonë në mbrëmje. Temperaturat maksimale rriten tutje edhe deri në 36C, lokalisht edhe 38C