Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që ndalojë qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, zëvendësministri Hysen Durmishi.
Hysen Durmishi, ka shkruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave.
“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka shkruar Hysen Durmishi.