
Temperaturat e larta shtojnë problemet me shëndetin mendor gjatë stinës së verës.
Shqetësimet shfaqen si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në diell.
Por cilat janë pasojat më të zakonshme nga temperaturat e larta?
Sipas mjekëve qëndrimi i gjatë në temperatura të larta shkakton irritim, nervozizëm si dhe prish gjumin.
Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.