Për shkak të temperaturave të larta është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë. Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur nivelin në 37 për qind.
Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë celsius. Për shkak të motit tejet të nxehtë dhe lagështisë, në disa rrugë është shkrirë asfalti.
Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalia në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.
Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët. Shoferi Muhittin Çinar tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.
“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal”, tha Çinar. /Abc news