Temeraturat që ranë deri në 0 gradë celsius kanë sjellë reshje bore në disa pjesë të vendit.
Në një fshat të Dragashit, bora e ka mbuluar tokën, siç shihet në një video të publikuar nga Llapi.info.
Borë ka edhe në fshatin Koliq, rreth 20 kilometra në verilindje të Prishtinës. Meteo Ballkan ka publikuar pamje të reshjeve atje.
Edhe më shumë borë ka në Dukaivë të Rugovës në Pejë.
Prishtina Weather ka paralajmëruar se ulja e temperaturave deri në 0 dhe 3 gradë minimale, e 14 deri në 16 gradë celsius maksimale, do të sjell reshje shiu e bore.
https://www.facebook.com/reel/1001007771716387/?ref=embed_video