Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë për vrasjen e 14 vjeçarit

Situata në Kuvendin e Shqipërisë është acaruar në momentin kur po fliste deputeti i PD-së, Asllan Dogjani.

Deputeti Gazmend Bardhi ka lënë vendin e tij dhe ka shkuar në foltore duke i kërkuar llogari nga ministrja Arsimit, Ogerta Manastirliut për vrasjen e 14 vjeçarit.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Atë moment Manastirliu po bisedonte me zv. ministren Belinda Ballukun dhe ministren Mirela Kumbaro.

Më pas nga vendi Gazment Bardhi u thotë “Ju jeni vrasës”.

Disa prej deputetëve e kanë lënë sallën e Kuvendit dhe i janë bashkuar protestës, mes tyre Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Luan Baçi, Tritan Shehi dhe Sajmir Korreshi./TopChannel