Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tensioni në seancë, deputetët e opozitës përmbysën karriget dhe tymosën parlamentin në Shqipëri

Është zhvilluar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruan kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës.

Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend,  deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën, raporton abc.news.al

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend. Gjithashtu deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma duke përplasur tavolinat. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste miratojnë projektligjet në rendin e ditës.