Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Tentim-atentati’ ndaj Kurtit, Komisioni e fton për raportim drejtorin e AKI-së

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka thënë se kanë kërkuar takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, për t’u njoftuar me tentim-atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Takimi me të sipas Musliut pritet të mbahet javën e ardhshme, ndërsa tha se për detaje do të njoftohen në ditën e mbajtjes së këtij takimi.

“Komision kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth tentim-atentatit ndaj kryeministrit Albin kurtit”, deklaroi Musliu.

“Ne jemi munduar vazhdimisht kur janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare ta ruajmë informacionin dhe mos ta shfrytëzojmë këtë informacion, për ta ruajtur në maksimum sigurinë e vendit dhe këtë e kërkoj nga çdo deputet, para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.