Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë

 
   

Dy persona janë plagosur ditën e djeshme gjatë një tentim-grabitje që ndodhi në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall”.

Njëri nga ta punëtor i sigurimit, e tjetri nga grupi i të dyshuarve, janë në gjendje të rëndë.

Lidhur me gjendjen e tyre, detaje dha shefi i Intensives, Shaqir Uka, tha se të plagosurit janë në gjumë me barna dhe të kyçur për aparatura mjekësore.

Ai theksoi se gjendja e tyre po monitorohet 24 orë.

Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon me qenë e rëndë. Pacientët e plagosur me armë zjarri pas ekzaminimeve dhe trajtimit kirurgjik në sallën operative e cila është kryer dje, janë sjellur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtim edhe më tutje. Ne jemi në fazën kur tentojmë ta bëjmë stabilizimin e tyre mjekësor të këtyre parametrave vitalë. Të dy qëndrojnë të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjekësore dhe po monitorohen 24 orë”, theksoi ai.