Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tentoi të digjte para SPAK flamurin e Vorio Epirit, shoqërohet në komisariat 33-vjeçari (Video)

Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga 33-vjeçarin, i cili tentoi të digjte para SPAK një flamur të ashtuquajtur të Vorio Epirit.

I riu është paraqitur para Gjykatës së Posaçme teksa po mbahej pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Kujtojmë SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ndërsa për mikun e tij, Pandeli Kokaveshi, SPAK ka kërkuar nga GJKKO dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove.

Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio Epiriot.

33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.