Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tentoi të vriste me thikë 2 shtetas turq në Gjermani, arrestohet në Fier 43-vjeçari (EMRI)

Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe…

Një 43 vjeçar me 3 mbiemra është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim në Gjermani për tentativë vrasje ndaj 2 shtetasve turq.

Në panga ka rënë Bledar Qoku (Manaj, Haziza), i cili në vitin 2014, sulmoi me thikë 2 turq në Gjermani, duke e lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.

Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.