Është njëri ndër avokatët më të zëshëm në Dhomat e Specializuara.
Por, Gregory Kehoe mund të mos jetë më në gjykatoren në Hagë për të mbrojtur ish presidentin, Hashim Thaçi.
Kjo pasi ai, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.
“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, është thënë në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Por Ministria e Drejtësisë ka mohuar ti ketë vonuar pagesat për mbrojtjen e të akuzurave.
“Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2021, 2022 dhe 2023. Për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,024,301.02 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 1,087,200 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,483,301.02 Euro. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, ka deklaruar Ministria e Drejtësisë.
Kurse, avokati Taulant Hodaj vlerëson se Kehoe nuk mund të largohet menjëherë nga lënda, për shkak se duhet përmbushur disa detyrime.
“Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mëkrurën pas mbarimit të seancës gjyqësore, trupi gjykues ka paraparë një takim së bashku me Hashim Thaçin dhe ekipin e tij mbrojtës të cilët kanë kërkuar të tërhiqen për shkak të mospagesës”, tha avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj.
Kjo u tha gjatë seancës së sotme nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky takim pritet të mbahet në orën 16:00.