Një tërmet është regjistruar pak më parë pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Tërmeti ka qenë me magnitutë 4.3 të shkallës rihter, në një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe vetëm 13 kilometra larg qytetit grek në kufi me Shqipërinë.
Fatmirësisht nga ky tërmet nuk është raportuar për dëme.
Mësohet se lëkundje të lehta janë ndjerë në disa qytete të vendit helen.