Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, pamje nga shembja e ndërtesës

Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Mianmarin, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Qindra njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok dolën me shpejtësi nga ndërtesat në panik, pasi ndjenë dridhjen e tokës.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje e dytë e fortë me magnitudë 6.4 e goditi zonën.