
Një lëkundje sizmike u regjistrua pak më parë me epiqendër në Dibër, raporton noa.al.
Në orën 22.23, sipas Institutit shqiptar të Gjeoshkencave u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti u lokalizua në Xibër të Dibrës dhe kishte thellësi 5 kilometra.
Më herët vetëm një minutë më parë në 22.22 u regjistrua edhe një tërmet 2.4 ballë në Tiranë me epiqendër në Zallbastar.