Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Tërmet në Mal të Zi

Mbrëmjen e sotme Mali i Zi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.3 shkallë të Rihterit.

Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:07.

Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë rreth 12 kilometra larg Nikshiqit.

Nuk është raportuar deri tash për të lënduar apo dëme.