Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, kaq ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit ishte afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri.

Sipas informacioneve fillestare epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash.

Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:50.