Një tërmet i fortë është ndjerë vetëm pak minuta më parë në shtetin e Nju Xhersit në SHBA.
Siç raportohet, lëkundjet janë ndjerë deri në Nju Jork dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 14:23 në Nju Xhersi, me një magnitudë prej 5.4 të shkallës Rihter dhe në një thellësi prej 5 kilometrash.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme, ndërsa tërmetet janë të pazakonta dhe kryesisht të një magnitude të vogël në pjesën lindore të SHBA.