
Është regjistruar tërmet para pak minutash në Shqipëri, konkretisht në rrethin e Elbasanit.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se ky tërmet ishte 4.0 shkallë të Rihterit.
Sipas të dhënave të EMSC-së, thellësia e goditjes është 2 kilometra, derisa ende nuk ka informacion për dëme të regjistruara.