Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Tërmet në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit të regjistruara sonte në Kuman të Fierit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me fuqi 3.8 ballë sipas shkallës Rihter, në orën 19:32, me epiqendër në Kuman të Fierit, në thellësi prej 15 kilometrash.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë./tch