Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmeti dridhë një pjesë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter ka ndodhur në Filiatra mëngjesin e së premtes në Greqi. Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades.

Për fat të mirë, tërmeti është ndjerë në zonën detare dhe nuk ka shkaktuar dëme në infrastrukturën e ndërtesave dhe njerëzit.

“Është një tërmet sipërfaqësor në harkun grek. U ndje fort në Zakynthos, Kefalonia, Agrinio, në zonat e Peloponezit dhe gjithashtu në Athinë.
Megjithatë, është një tërmet që nuk duket të ketë ndikim në infrastrukturën e ndërtimit dhe njerëzit”, ka thënë profesori i Tektonikës Dinamike dhe Gjeologjisë së Aplikuar, Efthymis Lekkas