Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën Campi Flegrei pranë Napolit në Itali në orën 13:46 të së premtes, ndërsa vazhdoi një valë shqetësuese e aktivitetit sizmik në kalderën vullkanike.
Tërmeti, i cili goditi në një thellësi prej katër kilometrash, është ndjerë në disa rrethe të Napolit.
Zona Campi Flegrei aktualisht është duke u prekur nga “bradyseizmi”, ose ngritja e tokës, dhe ka pasur një sërë tërmetesh atje muajt e fundit.
Departamenti i Mbrojtjes Civile tha se nuk kishte raporte fillestare për dëme nga tërmeti i së premtes.
Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci ka emëruar një komisioner të posaçëm për zonën e Campi Flegrei për t’u kujdesur për masat parandaluese të rrezikut.
Ministri është ankuar sesi ishte lejuar zhvillimi urban në këtë zonë.
“U autorizua zhvillimi urban i paarsyeshëm, kaotik dhe i rastësishëm dhe nuk u morën parasysh asnjëherë rreziqet e afërta në zonë.
“Ata që duhej të mbikëqyrnin nuk e bënë këtë” tha ai./ANSA/