Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli.
Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas.
Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.
Tërmeti vjen disa muaj pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit në këtë shtet dhe në disa pjesë në veri të Sirisë.
Vetëm në Turqi kanë vdekur më shumë se 50.000 persona dhe dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.