EMSC njoftoi se të mërkurën, në orën 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare,
tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje,
duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.
Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.