Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmeti me magnitudë 5.1 në vendin fqinj, Greqia merr vendimin e menjëhershëm për shkollat

Mëngjesin e kësaj të premte një tërmet i fortë në Evia të Greqisë. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë.

Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash.

“Është raportuar për xhama të thyer, sende që bien nga raftet e dyqaneve.”, ka thënë ai. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.