Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmeti trondit disa pjesë të Kalifornisë derisa stuhia “Hilary” sjell shi dhe përmbytje

Ndërsa njerëzit në të gjithë Kaliforninë Jugore u strehuan nga Uragani “Hilary”, goditi një tjetër fatkeqësi natyrore – një tërmet me magnitudë 5.1 ballë.

Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Los Anxhelosit dhe së shpejti u bë shpërnda në mediat sociale.

Ai nuk shkaktoi dëme të mëdha dhe uragani gjithashtu është reduktuar në një ciklon post-tropikal, shkruan BBC.

Kryetarja e Los Anxhelos, Karen Bass, tha se mbi 100 stacione zjarrfikëse po kontrollonin ndërtesat për dëmtime. Zonja Bass tha në një postim në Twitter se nuk kishte raporte fillestare për dëmtime strukturore të shkaktuara nga tërmeti ose ndonjë lëndim.

Ajo paralajmëroi se ka të ngjarë të ketë më shumë pasgoditje gjatë ditëve të ardhshme.

Tërmeti goditi në të njëjtën kohë me ciklonin posttropikal “Hilary”, i cili la shumë banorë të pasigurt se ku duhet të kërkonin strehim.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, me më shumë se 7,500 trupa ushtarakë të dislokuar për të ndihmuar njerëzit./KP/