Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmeti trondit mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi rajonin e qytetit të Nju Jorkut të premten në mëngjes dhe lëkundjet u përjetuan gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Një kamera brenda takimit kapi momentin kur nisën lëkundjet gjatë një fjalimi të presidentes së “Save the Children”, Janti Soeripto. Ajo e ndaloi fjalimin e saj dhe pyeti një pjesëmarrës tjetër: ‘A është një tërmet?’

Një anëtare e takimit mund të dëgjohet më pas duke bërë shaka me Soeripton se ajo kishte bërë që toka të lëkundet, përpara se takimi të rifillonte./kp