Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmkolli: Ishte absurde dhe hipokrizi që Rama me u çu me folë për Rugovën

 
   

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalimin në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Ajo tha se fjalët e Ramës për Rugovën ishin “absurde dhe hipokrizi”.

“Me majtë konferencë për Rugovën, nuk ka absurd dhe hipokrizi më të madhe se ajo që ka ndodh sot. Absurd mat madh ska, krejt ajo që ndodhi sot aty si ngjarje. Kujt ju dashtë Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën”, tha Tërmkolli në Pressing.

“Kur në Parlament ka shku Edi Rama, janë këta me pafytyrësinë më të madhe janë çu kanë dalë prej Parlamentit e kanë lëshu Parlamentin dhe Edi Rama nuk e ka folë një gjysmë fjale për Ibrahim Rugovën. Kur u bo Ibrahim Rugova njeri më i mençur më i ditur sot për Edi Ramën, çka ju dasht sot. Çka ju dasht sot Lumirit e Edi Ramës sot kjo konferencë”, shtoi ajo.