Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërnava: Kritikat për Kurtin, “karrotë” për Vuçiqin

 
   

Hajrullah Tërnava, njohës i zhvillimeve të sigurisë, ka folur për zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë situatën në veri.

Tërnava, mes tjerash ka folur për qëndrimin e kryeministrit të Kosvoës, Albin Kurti, për të cilin tha se veprimet e tij lidhen me vendet ku bëhen politikat.

Ai në lidhje me deklaratën e emisarit amerikan Escobar, theksoi se qëllimi i tij është që të realizohet marrëveshja e Ohrit.

“Kryeministri ynë nuk kish mundur t’i zbatoj qëndrimet e veta nëse nuk kishte me qenë direkt i lidhur ku bëhen politikat me Amerikën me Biden e të tjerë. Të tjerët sikur këta përfaqësues edhe ambasadori, edhe ky që i thanë kryeministrit ‘të jap kusht dy ditë’ nëse nuk ndryshon ko me ndërmarr diçka tjetër, deklarata e Escobarit, është për me zbutë Serbinë për me i thanë që edhe që të kemi bombarduar dikur, bëhu me neve tërhiqu prej Rusisë, në tjetër anë ky është qëllimi të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Për me mbajt në kontakt, të realizohen qëllimet që kanë arritur për Marrëveshjen e Ohrit që një ditë me ardh deri te njohjet reciproke”, u shpreh Tërnava.