Një aligator i madh po ecte me trupin e një burri në Largo, Florida.
Është një aligator 3.9 metra i gjatë dhe autoritetet morën raporte për një trup në ujë pranë Ridgecrest Park dje të premten.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, pa një aligator me trupin e personit në gojë.
“Shumë nga fqinjët e mi ishin këtu jashtë dhe ishin ata që më treguan për aligatorin e madh,” tha banorja Jennifer Dean për Bay News.
“Ndërsa po qëndronim këtu, dëgjuam një të shtënë, mendoj se ata vranë aligatorin”.
Me ndihmën e Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida, aligatori u gjet dhe u hoq, sipas njoftimit.
“Ai u vra në mënyrë njerëzore”, thonë autoritetet.
Duhet të theksohet se incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth një milje larg vendit ku një burrë u gjet i vdekur pas sulmit të një aligatori.