![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/terrorizon-klientet-publikohet-momentit-kur-i-riu-mesyn-ne-market-dhe-grabit-video_64de25ba1e527.png?resize=800%2C450&ssl=1)
20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar.
Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.