Tetë persona kanë vdekur gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze.
Shërbimet e shpëtimit u alarmuan pasi anija u fut në vështirësi në ujërat në veri të Boulogne-sur-mer pas orës 01:00 me kohën lokale.
“Disa emigrantë humbën jetën”, tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP.
Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbyt në brigjet franceze, raporton BBC, transmeton teve1.info
Roja bregdetare franceze tha se anija u pa duke u nisur drejt një plazhi në qytetin e Ambleteuse, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të ofronin ndihmë nga deti.