Baton Haxhiu, ka thënë se Hashim Thaçi përkundër përplasjeve që ka pasur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ka tentuar ta shkatërrojë atë.
“Hashim Thaçi ka shku te varreza e Rugovës, por nuk ka tentuar shkatërrimin e LDK-së, ka pasur përplasje, por nuk ka tentuar ta shkatërrojë. Albin Kurti është politikani e ka sjellur LDK-në në pikën më të ulët të saj”, ka thënë Haxhiu.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell “Bota sot”.
Ai në një postim në Facebook ironizoi me Haxhiun, duke thënë se: “Prandaj është Albini ka ‘gjykohet’ në Hagë për vrasjen e njerëzve të LDK-së, e jo Hashimi”.
Postimi i plotë
Baton Stanishiqi: “Hashim Thaçi s’ka dashtë me i përça LDK-në, Albin Kurti e ka përça LDK-në”
Prandaj është Albini ka ‘gjykohet’ në Hagë për vrasjen e njerëzve të LDK-së, e jo Hashimi.