Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Tha se ruan kontakte me të, dëshmitari nuk e di emrin e vëllait të Osman Sinanit

 
   

Një pjesë e madhe e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, është dhënë duke folur për Osman Sinanin, personi që sipas dëshmitarit ishte mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk ka parë që Sinani të jetë rrahur për vdekje por që për këtë ka thënë se ka dëgjuar.

Dëshmitari: Osmanin Sinani e kanë rrahur deri në vdekje

“Përfundimi im është se atë (Osman Sinanin) e kanë rrahur deri në vdekje, sepse kam folur edhe me vëllain e tij pas luftës. Trupin e tij, ose vëllai e mori trupin në mënyrë që ta varrosë”, ka thënë ai.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e turpit gjykues, dëshmitari me kodin 3540 ka deklaruar se është takuar me vëllain e Sinanit disa vjet pas luftës dhe se me të njëjtin vazhdon të ruaj marrëdhënie.

Gjykatësi: Ju thatë që keni folur me vëllain e Sinanit pas luftës, a ju kujtohet kjo?

Dëshmitari: Po.

Gjykatësi: A mund të na thoni si quhet vëllai i Osman Sinanit?

Dëshmitari: Nuk mund ta them, nuk e di.

Gjykatësi: Nuk e mban mend, apo?

Dëshmitari: Nuk e mbaj mend.

Gjykatësi: Kur dhe kur keni takuar vëllain e Osman Sinanit pas luftës?

Dëshmitari: Jemi takuar në Kurshumli, kjo ka ndodhur pas luftës, ndoshta 6 apo shtatë vjet pas luftës.

Tutje, dëshmitari ka treguar për bisedën që sipas tij e ka zhvilluar me vëllain e Osman Sinanit.

Dëshmitari: Me vëllain e Osman Sinanit jam takuar 6 vjet pas luftës

“Ai e dinte që unë isha i ndalur së bashku me vëllain e tij, ai tha se vëllain e tij e kishin rrahur deri në vdekje me shkopinj, dhe ka gjëra në Prishtinë që përkthyesi ka refuzuar ti përkthejë plotësisht, dhe për këtë arsye, them këtë që vëllai më ka thënë që e mori trupin e vëllait pas luftës dhe vëllai i tij është rrahur deri në vdekje me shkopinj dhe nuk është qëlluar me armë. Sepse çdo dëshmitarë që ka dëshmuar një herë, nuk dëshmonte për së dyti, sepse ata kërcënoheshin dhe nuk guxonin që të shkonin dhe të jepnin përsëri dëshmi. Edhe mua vet më kanë kërcënuar gjatë atyre viteve, dhe më shoqëronin në mënyrë që të jepja dëshminë në gjykatë. Nuk kishte shqiptarë të vetëm që guxonte të jepte dëshmi atje, dhe cilado që ishte deklarata e parë, ajo ishte, sepse ata nuk shkon për së dy ti për dëshmi. Dhe pastaj dëshmia e dytë apo e tretë thuhej se nuk kishte më dëshmitarë”, ka thënë dëshmitari.

Por, megjithë marrëdhënien që sipas ti je ruan me të, këtij personi dëshmitari ka thënë se nuk ja di emrin, çka edhe ka shkaktuar reagimin e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, avokatit Gregory Kehoe.

Kehoe: Kur ju përgjigjët gjykatësit Barte, ju thatë se asnjë dëshmitarë nuk guxonte të shfaqej atje si dëshmitarë në gjykim. Ju e dini sek jo nuk është e vërtetë apo jo?

Dëshmitari: Këtë e di se kanë dhënë vetëm njëherë dëshmi ata dëshmitarë, dhe nuk u shfaqën më asnjëherë para ndonjë gjykatë, ata që kanë qenë të ndaluar, besoj se e keni këtë në dëshmitë që keni përpara, cilët dëshmitarë kanë dhënë dëshmi e kur, sepse nuk u shfaqën më asnjëherë sepse u kanosen që do t’i vrisnin.

Kehoe: Shqiptarët janë paraqitur e kanë dhënë dëshmi kundër Latif Gashit dhe të tjerëve të cilët u dënuan, Latfi Gahsi dhe të tjerët dhe u burgosën për këtë, apo jo?

Dëshmitari: Po.

Kehoe: Kur ju përgjigje gjykatësit Barte për vëllain e zotit Sinani në atë përgjigje ju i thatë që nuk ju kujtohej emri, kështu?

Dëshmitari: Po.

Kehoe: Por kur biseduat me prokurorinë para disa ditësh prokurorja ju pyeti për relacionet që kishit me vëllain e Sinanit, dhe j thatë, ju konfirmoni se keni marrëdhënie të ngushtë me vëllain e Sinanit edhe sot e kësaj dite, që është 16 qershor 2023 data.

Dëshmitari: Po mbaj kontakte me të, flasim në telefon.

Kehoe: Por emrin si e ka.

Dëshmitari: Nuk ja di emrin.

Prokurori: Mbase dëshmitari nuk e jep dot emrin sepse jemi në seancë të hapur.

Gjykatësi: Nuk doni ta thoni emrin e tij në seancë të hapur?

Dëshmitari: Nuk mundem, nuk ja di mirë.

Kehoe: Ky personi nga i cili morët informacionet, të cilat ja thatë prokurorisë para ca ditësh dhe me të cilin edhe marrëdhënie të ngushtë, bisedon në telefon, nuk i dini emrin, kështu?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet, nuk më kujtohet.

Gjatë kësaj dëshmie, 3540, ka folur për periudhën e vitit 1998 kur edhe pretendon se ishe ndalur dhe mbajtur nga UÇK.

Ai ka thënë se ka punuar roje pylli kur sipas tij ishte ndaluar nga ushtarë të UÇK-së.

Fillimisht ai nuk ka thënë se ka dhënë informata për UÇK-në te autoritetet serbe por më pas është mbrojtja e Thaçit, Gregory Kehoe e ka përballur atë me deklaratën që vet e kishte dhënë për ZPS-në ku thuhej se kishte informuar Serbinë për aktivitetet e UÇK-së.

Dëshmia e tij ka përfunduar brenda ditës dhe është dhënë kryesisht në seancë të hapur për publikun, por me masa mbrojtëse duke mos shfaqur identitetin e tij.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.