
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi dhe ai Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa kanë qenë shumë afër përleshjes fizike.
Megjithatë, kjo përleshje u parandalua nga deputetët tjerë dhe kështu pas pak çastesh gjendja është qetësuar.
Brenda Kuvendit deputetët e opozitës po mbajnë dy pankarta me mbishkrimin “Zdravo”, të cilat janë me fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme pjesëmarrës është edhe kryeministri Kurti.