Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Therja me thikë e 4 personave në Ferizaj, reagojnë PDAK-LPB

 
   

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Ferizajn. Një person dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin e të cilëve edhe dy vajza të mitura.

Ndonëse në media u raportua se dorasi është Ekrem Sadiku, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Burime të medias brenda policisë kanë konfirmuar se dorasi kryesor dyshohet se është Fadil Islami.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë  konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rast.

Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri ka konfirmuar për “Indeksonline” se dy persona janë prangosur nga forcat e rendit.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe krerë të PDAK-së dhe LPB-së.

Këta të fundit janë takuar me komandantin e policisë në rajonin e Ferizajt, të cilin e kanë përgëzuar për reagimin e shpejtë të policisë në arrestimin e të dyshuarve.

Në një njoftim zyrtar, PDAK dhe LPB bëjnë të ditur se dy vajzat e mitura që pësuan nga ky incident janë nga komuniteti ashkali, njëra rome e tjetra egjiptiane.

“Të 4 plagosurit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt , ku 3 prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë dhe se dy prej tyre momentalisht gjenden në kujdesin intensiv.

Të plagosurit janë vizituar edhe nga përfaqësuesit e komunitetit dhe sipas informatave , gjendja e tyre është duke u stabilizuar gradualisht dhe janë jashtë rrezikut për jetë” thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Ky është reagimi i plotë:

Kryetari i PDAK-së z.Qazim Rrahmani, kryetari i LPB-së z.Jeton Emini si dhe  nënkryetari i komunës së Ferizajt z.Danush Ademi kanë takuar sot komandatin e Policisë në rajonin e Ferizajt z.Ismet Dervishi me të cilin diskutuan për rastin e ditës së djeshme ku u plagosen 4 persona me thikë.

PDAK-LPB denon ashpër ngjarrjen e djeshme ku plagosen 4 persona me thikë që ndodhen një pas një në qytetin e Ferizajt.

PDAK-LPB përgëzon reagimin e shpejtë duke e arestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se në tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj,  njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar.

Pra, 2 vajzat e mitura janë me perkatesi nga komuniteti Ashkanli, njeri nga personat është me perkatesi etnike Egjiptiane si dhe tjetri me perkatesi Rome.

Të 4 plagosurit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt , ku 3 prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë dhe se dy prej tyre momentalisht gjenden në kujdesin intenziv.

Të plagosurit janë vizituar edhe nga përfaqësuesit e komunitetit dhe sipas informatave , gjëndja e tyre është duke u stabilizuar gradualisht dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

PDAK-LPB kërkon nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e djeshem  me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.

Komandanti z.Ismet Dervishi ofroj përkrahjen e plotë për të plagosurit, duke na siguruar që rasti në fjalë do të trajtohet me profesionalizëm të lartë.

Komuniteti duhet të ndihet i sigurt dhe të vazhdoj bashkëjetesen dhe intergrimin e tyre në shoqërin kosovare, për të jetuar të barabartë dhe me të drejta të plota si të gjithë të tjerët.

Në emer të komunitetit falenderojmë për solidarizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucionet lokale e qendrore lidhur me incidentin e djeshem.

Lideret e komunitetit urojnë që të plagosurit të shërhohen sa më shpejtë dhe tu kthehen familjarëve të tyre.

Me respekt,

PDAK-LPB