Rreth 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore në urgjencën e QKUK-së mesnatën e të martës. Në mesin e tyre, gra shtatëzëna e fëmijë.
Kjo për shkak të një zjarri të madh që u përhap nga djegia e tri veturave në një objekt banesor në Prishtinë.
Zjarri nga tri veturat që kaploi bodrumin e banesës në lagjen ‘Kalabria’ rrezikoi dhjetëra qytetarë, tregojnë pamjet.
Pamjet tregojnë panikun e përhapur te banorët, derisa zjarri që kishte përfshirë bodrumin e objektit shihej edhe jashtë tij.
Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e një ekipi të zjarrfikësve e lokalizoi zjarrin.
Një nga veturat e djegura, e që dyshohet të ketë qenë cak i autorëve, është ajo e zyrtarit të ATK-së dhe ish-drejtorit të këtij insitutucioni, Ekrem Hysenajt.
Policia e Kosovës tha dje se ka nisur hetime për rastin.