Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Thirrjet e tifozëve/ Analisti: Rezultat i neglizhencës së Bashkësisë Perëndimore për ta pastruar Serbinë nga e kaluara e tyre kriminale

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se thirrjet nacionaliste të tifozëve serb, dëshmuan edhe njëherë që politika dhe shoqëria serbe nuk janë denacifikuar nga e kaluara.

Sipas tij, përgjegjësi të madhe për këtë gjë ka ShBA dhe BE.

Arifi në një prononcim për “Bota sot”, thekson se këto veprime të Serbisë janë rezultat i neglizhencës së Bashkësisë Perëndimore për ta pastruar Serbinë nga e kaluara e tyre kriminale.

 Image Dritero Arifi 

“Thirrjet nacionaliste të tifozëve serb e dëshmojnë edhe njëherë që sikur shoqëria ashtu edhe politika serbe nuk është denacifiku nga e kaluara. Kjo është normalisht një problem për ta ndërtuar një të ardhme paqësore, por këtu një përgjegjësi të madhe e ka edhe Bashkësia Ndërkombëtare, respektivisht BE dhe ShBA sepse në një far forme nuk kanë kërkuar zyrtarisht që Serbia të distancohet nga e kaluara tyre kriminale. Kjo tash çka po shohim është produkt i asaj, rezultat i neglizhencës së Bashkësisë Perëndimore për ta pastruar Serbinë nga e kaluara e tyre kriminale. Nuk shoh rrezik për ndonjë kërcënim për Kosovë, veçse ndjellje të urrejtje dhe mos mundësi për ta ndërtuar të ardhmen paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe në kontinentin e Evropës”, deklaron ai.

Tifozët serbë të klubit të Crvena Zvezda (Cërrvena Zvezdes) përmes një koreografie kanë bërë thirrje për kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Kjo u bë në ndeshjen që klubi nga Beogradi luajti kundër klubit italian Fiorentina.

Ndaj këtyre mesazheve luftënxitëse, kanë reaguar krerët e FFK-së dhe institucioneve të Kosovës, duke kërkuar reagimin e FIFA-s dhe UEFA-s. “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, shkruhej poshtë një tanke të formuar përmes një koreografie nga tifozët e klubit serb, Crvena Zvezda, të njohur si “Delije”.

Përmes kësaj koreografie gjatë ndeshjes miqësore kundër klubit italian, Fiorentina, ata kanë kërkuar kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Ky veprim i tifozëve të klubit beogradas, ka nxitur reagime të shumta.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.

Kurti thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.