Këngëtari i njohur, Ervin Bushati, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku ka dhënë një intervistë shumë emocionuese.
Si rrallëherë, ai ka folur për babain e tij të ndjerë, për të cilin tha se e i mungon shumë. Artisti u shpreh se i ati thoshte për të se “ti je djali i pleqërisë”.
“Për babain kam një… Është një mungesë që nuk e flas kurrë. Ai më thoshte gjithmonë ‘ti je djali i pleqërisë’. Flas shumë pak për të dhe më vjen shumë inat për këtë pjesë. Ngaqë u bënë shumë vite.
Kishte shumë humor dhe mua më thonë se ka trashëguar humorin nga babi, edhe këngën.
Qeshte ndonjëherë edhe thoshte ‘ky është i vogli, e kam bërë për t’i dorëzuar pensionin. Kam 8 vjet me vëllain dhe 6 me motrën. Jam i vogli i familjeEdhe më shikonte gjithmonë që sakrifikoja dhe doja të bëhesha dikushi në jetë vetëm. Ai atë mundësi kishte, ishte në pension në kohën kur po shpërtheja. Sepse unë vetë menaxhoja vetën. Që 17 vjeç nuk kam marrë asnjë lek nga familja. Jam munduar që ashtu me grupin të sajoja vetë, të krijoja jetën vetë.
Edhe ai e ndiente këtë pjesë. Jo se ndihej në faj, po thoshte ‘më dhimbset Vini se ikën vetëm, me çantën në shpinë’. Se atëherë nuk kishte transport, Shkodër-Tiranë ishte gati 3 orë e 30 minuta”, tha Ervin Bushati.